De Biasi flet për Shqipërinë: Kam përjetuar emocionet më të bukura sportive të jetës

De Biasi flet për Shqipërinë: Kam përjetuar emocionet

Ish-trajneri i kombëtares Gianni De Biasi i cili u largua tre vite më parë nga Shqipëria, është bërë nostaligjik dhe ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” përvojën si kuqezi. Ai falenderon Shqipërinë dhe shprehet se ka përjetuar emocionet më të bukura sportive të jetës së tij.

Postimi i De Biasit

“Tri vite më parë vendosa të largohesha nga Kombëtarja e Shqipërisë, një moment i vështirë dhe i trishtë për mua!!! Synimi im ishte të lejoja ata që do të më zëvendësonin mua të kishin kohë të mjaftueshme për të njohur lojtarët. Më ka kushtuar shumë, por si çdo gjë në jetë, ka gjithmonë një fillim dhe një fund, një histori e bukur duhet të ketë një fund. Faleminderit Shqipëri, faleminderit presidenti Duka, faleminderit të gjithë djemve protagonistë që mundësua rrugën drejt ëndrrës sonë! Faleminderit që më lejuat të përjetoj emocionet më të bukura sportive të jetës time!”


EMISIONET