Demonstratat në Kili kundër presidentit, Sebastián Piñera dhe pabarazive sociale vijojnë ende.

Protestat kanë vazhduar për më shumë se një muaj, me skena të luftës guerile, përleshje me policinë dhe një "lumë" raportimesh të dhunës ushtarake nga grupet e të drejtave të njeriut, përfshirë "Amnesty International".

Por, pavarësisht protestave, dashuria mes të rinjve në Kili nuk mungon. Në një video të bërë virale tashmë shfaqen një çift i veshur me të zezë dhe më fytyra të mbuluara, duke improvizuar një valle.

Gjithçka ndodh mes shtullungave të tymit dhe gjendjes kaotike që po ndodh në shtetin e Amerikës së Jugut.






/Ora News.tv/