Danimarkë: Punonjësja sociale dënohet për vjedhjen e 17 milion dollarëve

Danimarkë: Punonjësja sociale dënohet për vjedhjen e 17

Një grua daneze është dënuar për vjedhjen e 117 milion koronave daneze ose 17 milion dollarë të fondeve të qeverisë. Britta Nielsen punoi në bordin e shërbimeve sociale të Danimarkës për 40 vjet, duke shpërndarë fonde për njerëzit në nevojë.  Një gjykatë e Kopenhagës e dënoi atë me gjashtë vjet e gjysmë burg të martën, shkruan BBC.

Çështja është e pazakontë për Danimarkën, një vend i njohur ndërkombëtarisht për transparencën dhe nivelet e ulëta të korrupsionit. Nielsen u largua për në Afrikën e Jugut pasi u shfaqën akuzat. Ajo ra dakord të kthehej në Danimarkë pasi Interpoli lëshoi një urdhër arresti.

Ajo u akuzua për përvetësim të parave për më shumë se 25 vjet. Nielsen punoi në Socialstyrelsen, Bordin Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies.

EMISIONET