Dalic: Ronaldo? Ja pse nuk do e merrja në skuadër

Dalic: Ronaldo? Ja pse nuk do e merrja në skuadër

Egoist! Kështu e ka përkufizuar yllin portugez Cristiano Ronaldon, trajneri i kombëtares kroate Zlatko Dalic.
Në një intervistë për mediat vendase, kroati ka komentuar mungesën e Ronaldos në Montecarlo.

"Ronaldo është egoist dhe unë kurrë nuk do ta dëshiroja ta kisha në dispozicion në një nga skuadrat e mia. Kur flasim për Ronaldon ne flasim për një nga ata lojtarë që mendojnë vetëm për të shënuar. Për atë nuk ka rëndësi nëse ekipi do të humbasë. Megjithatë, është një person i shkëlqyer dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët, duke filluar me shokët ".-deklaroi Dalic për gazetën "Sportske Novosti".

Kujtojmë që Ronaldo mungoi në ceremoninë e zhvilluar pak ditë më parë nga UEFA në Montecarlo, dhe sipas mediave sportive mungesa e tij lidhet me faktin se çmimin e lojtarit më të mirë të Champions League do ta merrte Luka Modric.


EMISIONET