Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako iu përgjigj sërish akuzave të kreut të opozitës, thuajse me të njëjtën gjuhë të dy reagimeve të mëparshme.

Dako: O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve 80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s'bëhet llaf..

Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s'do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s'e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë! Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rriti Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!

/Ora News.tv/