Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i është përgjigjur Lulzim Bashës, për videon që ky i fundit publikoi në Facebook, ku e akuzonte krybashkiakun se restoranti "Pista" në pronësi të Avdylajve është ndërtuar me lejën e tij.

Në një postim në facebook, Dako thotë se do ta padisë për shpifje kreun e PD.

Reagimi i Vangjush Dakos

O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush! Unë s'kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif! Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj. Je shumë peshk o toç dhe je peshk rezervati që mirë nuk hahesh po po qelb dynjanë. Të hënën depozitoj padinë për shpifjen tënde të re. Toç!

/Ora News.tv/