Daja: Sowe vendos vetë për të ardhmen, e vështirë të motivosh një ekip të dënuar

Daja: Sowe vendos vetë për të ardhmen, e vështirë

Skënderbeu është rikthyer tek fitorja dhe këtë e bëri  me "përmbysje" kundër Lushnjës. Një fitore që e afron më shumë me titullin dhe për trajnerin e korçarëve, Ilir Daja vjen në një moment kyç. [asi skuadra po vuan shumë dënimin nga UEFA.

"Jam dakord që shpërdoruam rastet, jo nga pjesa e nervozizmit, por e kishim marrë lehtë takimin. Për të shkuar te goli duhet sakrificë jo akademizëm. E kemi marrë lehtë ndeshjen. Lushnja na ka barazuar edhe në Korçë. Duhet ta kishim bërë pjesën e parë si të dytën. Jemi shumë pranë titullit. Jemi pak më të qetë.

"Gjithë ato vendime karshi nesh, nuk është e lehtë të japësh maksimumin. Është njësoj që të jesh dënuar 10 vjet e të thuash hajde luaj futboll. Vendimet kanë pasur ndikim te ekipi.

"Sigurisht që ka bërë goxha mirë. Është golashënues i ekipit dhe pretendon të jetë i kampionatit. Ashtu siç Sowe ka ndihmuar Skënderbeu, edhe Skënderbeu e ka reklamuar, dhe i ka bërë shumë mirë. Nëse do ketë edhe ndonjë dozë vlerësimi, duhet të kemi një farë vazhdimësie. Ne e duam, është qendërsulmuesi kryesor. I ngelet në dorë atij.

"Edhe Sowe i mjafton që është pjesë e Skënderbeut.

"Është problemi i komplet grupit. E fillojmë ndërtimin e aksionit që nga Shehi, për të vazhduar me mbrojtësat. Nëse do flasim për golat e pësuar, nuk mund t’ia kalojmë përgjegjësitë mbrojtëseve. Sowe, Gavazaj dhe Xhejms, duhet të jenë agresiv, si sot në pjesën e dytë. Është përgjegjësi e të gjithë ekipit.

"Nuk jam penduar aspak. E kam shprehur dhe atë ditë. Nëse sot do kishim ndonjë rezultat tjetër, sot do merrja përgjegjësinë. Kur sheh shtyrje, sigurisht që përgjegjësia bie mbi mua. Nuk kam qejf ta shikoj ekipin në atë formë. Të gjithë kemi qenë të ngarkuar. Ka qenë një kampionat pa pushime. Vijnë më mbrapa vendimet e UEFA-s dhe nuk është e lehtë të ruash një motivim maksimal. Sado që jemi munduar, prape lë gjurmë."-tha Daja për "Supersport"

EMISIONET