Daja: I kënaqur me ekipin, barazimi i rëndësishëm

Daja: I kënaqur me ekipin, barazimi i rëndësishëm

Skënderbeu arriti një barazim të rëndësishëm kundër Partizanit po për trajnerin e korçarëve, Ilir Daja deklaron se Skënderbeu sot ndaj Partizanit nuk kishte hyrë në fushë për të barazuar.

Ne nuk u futëm në lojë për barazim, ndonëse ky rezultat konsiderohet pozitiv. Jemi të kënaqur me rikthimet e Jashanicës dhe Nimagës. Mbase ndikoi mungesa e Vangjelit, për impulsin që ai servir, pa harruar që ai ka dhe eksperiencën e duhur. Barazimi ishte rezultati më i drejtë. Reagimi i skuadrës dhe forca e treguar edhe në pjesën e dytë tregon që jemi mirë. Pavarësisht lodhjes, të shfaqur në fillimin e takimit, me kalimin e minutave futbollistët kanë dalë në lojën e tyre.”, -deklaroi në konferencën për shtyp trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.

EMISIONET