Daja: Duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi loja fitohet në fushë

Daja: Duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi loja fitohet

Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme për moralin e skuadrës, dhe për trajnerin e korçarëve, Ilir Daja, kjo ishte një shenjë e mirë nga lojtarët, pasi ekipi reagoi shpejtë.

"Sot treguam që nuk kishim problem tjetër, as fizik as mënyra e lojës. U rikthyem tek performanca që kemi bërë gjithë kampionatit. Ishte një ngërç psikologjik, dhe analiza e parë para ndeshjes, ishte se mbaroi koha e përshtatjes.

"Padiskutim, që për një fushë të vështirë si Vlora, ta fillosh ndeshjen në avantazh, është diçka e mirë. Kjo solli edhe vazhdimësinë gjatë ndeshjes. Përveç startit të mirë, patëm edhe vazhdimësi.

"Është në vijë të drejtë, të mos merremi me këto. E kam thënë, Skënderbeu nuk ka nevojë për penallti apo për gola të tillë. Xhejms është në vijë të drejtë, por pak rëndësi ka. Sot kemi bërë futboll të mirë, dhe dukshëm më mirë se ekipet e tjera.

"Padiskutim, sulmuesit anësorë, bënë një punë të mirë, jo vetëm për të marrë gjerësinë e modulit tonë, por sot duke parë që Muzaka dhe Dita kërkojnë të plotësojnë thellësinë në sulm, e bënë shumë mirë edhe punën e tyre. Ky është ekipi që funksionon mirë. Jo se meritat më shkojnë mua, e gjitha shkon për futbollistët që i interpretojnë në fushë. Gavazaj po kthehet si ai i para disa ndeshjeve, që ka bërë mirë për ekipin.

"Janë dy gjëra që duken të ndara nga njëra tjetra. Psikologjikisht, i bën mirë ekipit, pasi tregon reagimin që prisnim. E bëmë shpejt në kampionat, dhe rikthehemi, sepse e kisha frikë, pasi kjo kohë përshtatje mund të donte më shumë kohë, që do ishte në dëmin tonë. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Loja fitohet në fushë, jo duke bërë parashikime për ndeshjen e dytë të Kupës."-tha Daja për "SuperSport".

EMISIONET