Daja debuton me humbje, prurja e verës jep sinjale pozitive te Skënderbeu

Daja debuton me humbje, prurja e verës jep sinjale pozitive te

Debutim për tu harruar për Ilir Dajën në eksperiencën e dytë te Skënderbeu. Korçarët janë mposhtur 3-1 nga Bylis në miqësoren e zhvilluar vetëm pak minuta më parë në Durrës.

Golin e vetëm e ka shënuar Alfred Mensah. Ganezi është në provë te bardhekuqtë dhe ky realizim pritet të rrisë ndjeshëm mundësitë e tij për të firmosur me "ujqërit".  Ndërkaq, golat e fitores për Bylis u shënuan nga Cardaku, Antoni dhe Guindo.

Kështu, ballshiotët tregojnë edhe njëherë se kanë ndërtuar një skuadër solide dhe simpatike në prag të sezonit të ri të Kategorisë Superiore. Kujtojmë që mallakastriotët janë fituesit në fuqi të Kategorisë së Parë, pasi kryesuan Grupin B dhe fituan finalen e madhe ndaj Vllaznisë. 

EMISIONET