Cungu sfidon Shehin: T'i kthejmë reston Skënderbeut, Rexhinaldo me probleme

Kukësi kërkon revanshin në takimin e së premtes kundër Skënderbeut, që do t ëluhet në Kamëz. Pas humbjes në fazën e parë në Korçë, verilindorët i kënaq vetëm 3 pikëshi. Në konferencën për shtyp trajneri Armand Cungu paralajmëroi ekipin e Shehit duke theksuar se nuk u ljehoht më të gabojnë.

Armando Cungu: Ndeshemi direkt me një rival shumë të rëndësishëm në luftën për titull. Pavarësisht ndeshjes së parë, që nuk shkoi në rezultat ashtu siç duhet, shpresojmë t'i kthejmë "reston" Korçës ditën e nesërme, me një fitore. 

Arturo Rexhinaldo është kryefjalë te Kukësi. Sulmuesi prodhon lajm edhe kur nuk shënon. Të mërkurën 28-vjeçari nuk u stërvit me grupin, por Cungu sqaroi se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Armando Cungu: Ka pasur një shqetësim të vogël muskular pothuajse prej 2-3 javëve. Normalisht për këtë arsyeje është stërvitur në veti. Në fakt nuk më pëlqeu sot që ishte bërë objekt i faqeve të para të gazetave. Nuk ka lidhje hiç me lindjen e fëmisë. Kukësi është një ekip grupi dhe nuk është ekip individësh. Kështu që edhe nëse do merret vendimi që Rexhinaldo të qëndrojë jashtë nesër, jam i bindur se ka sportista të tjerë për ta zëvendësuar. 

Në konferencë foli edhe Uilliam Kordero, i cili u shfaq optimist për sfidën me Skënderbeun, ndërsa deklaroi se është përshtatur mjaft mirë në Shqipëri.

Ulliam:Kemi gabuar shumë në ndeshjet e kaluar,  por tani skuadra është më e pjekur dhe jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje të bukur dhe do të marrim tre pikët. Nuk mund të kënaqemi me barazimin, pasi kemi objektiv titullin. Te kukësi jam ambientur mjaft mirë. Në krahasim me Brazilin, këtu futbolli është më tepër fizik, por jam përshtatur me këtë stil”.

EMISIONET