Cungu e pranon: E vështirë për të marrë 3 pikët në Superiore

Cungu e pranon: E vështirë për të marrë 3 pikët

Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Laçit, duke hedhur një hap fals në luftën për titull.

Edhe pse me forca të shumta në sulm, verilindorët nuk arritën të merrnin 3 pikët. Pas ndeshjes, Armando Cungu analizoi këtë 90 minutësh, ndërsa theksoi se në Superligë është e vështirë të fitosh.

"Nuk do të thosha që është një nisje të keqe. E kemi dashur fitoren Ne na u mohua fitorja dhe kjo falë portierit të Laçit. Na mungoi fati të finalizonim.Partizanin duhet ta kishim ndjekur me një fitore, por kampionati është i gjatë. Në Superligë është vështirë të fitosh.

"Nuk jemi shtypshkronjë t’i kemi lojtarët e gatshëm kur duam ne, duhet të presim. Nuk pret koha, kërkohen pikët, por për 60 minuta luajtëm shumë mirë. Dhe miqësoret i kemi bërë mirë. Në 30 minutat e fundit ndryshova sistem, por nuk arritëm të shënojmë. Ishte shumë e vështirë të çahej kundërshtari. Ishte në ditën e tij më përfekte Selmani. Edhe terreni nuk ishte shumë i mirë dhe na ndaloi ritmin. Nuk na lejoj të luanim shpejt. Kjo na penalizoi. Goditjet duhet të jenë më të shpejta, kështu që me emergjencë nuk dihet se si mund të rregullohet."-përfundoi Cungu.



EMISIONET