Çudi spanjolle/ Te Atletico nis peticioni për të mbajtur Godin

Çudi spanjolle/ Te Atletico nis peticioni për të mbajtur Godin

Diego Godin po luan takimet e fundit me fanelën e Atletico Madrid, pasi uruguajani ka arritur akordin për tu veshur zikaltër që prej sezonit të ardhshëm. Vendim ky që nuk është pritur mirë nga tifozët e "Rojiblancos", të cilët kanë kërkuar nga 32 vjeçari që të rinovoj kontratën në kryeqytetin spanjoll.

Një formë peticioni kjo nga ana e tifozvëse, që sidoqoftë duhet të pranojnë me hidhërim vendimin e drejtuesve. Madrilenët duken se e kanë praktikisht të pamundur të mbajnë Godin, por ai do të vazhdojë të mbroj simbolin e tyre të paktën deri në qershor, ashtu siç ka bërë që kur arriti në klub në vitin 2010.

Godin është një nga lojtarët më të dashur nga përkrahësit e Atletikos, pasi prej shumë vitesh ka varur në krah edhe shiritin e kapitenit.

Momenti më i madh i uruguajanit me fanellën e Atleticos ishte kur ai shënoi në "Camp Nou" në një barazim 1-1 kundër Barcelonës në ditën e fundit të sezonit 2013/14, duke fituar titullin e parë të LaLiga Santander pas 18 vitesh thatësirë.

EMISIONET