Çuçi: Reforma zgjedhore "nuk ka vdekur", mazhoranca gati draftin

Çuçi: Reforma zgjedhore "nuk ka vdekur", mazhoranca gati

Komisioni i Posaçem i Reformës Zgjedhore ka afat deri në fund të muajit tetor por opozita e ka bojkotuar atë njësoj siç ka bojkotuar edhe kuvendin. Si një nga kriteret e vendosura nga Këshilli Europian për çeljen e negociatave, Shqipëria duhet ta kryejë këtë reformë në përputje me rekomandimet e OSBE-ODIHR bazuar në zgjedhjet paraardhëse.

Edhe pse kërkon 84 vota në kuvend dhe konsensusi i opozitës është një detyrim, bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Bledi Çuçi lajmëroi se javën e ardhshme, maxhoranca do të bëjë publike një draft për amendimin e kodit zgjedhor

Çuçi: Ekspertët të paktën, pjesa jonë e mazhorancës dhe ekspertët e kontraktuar nga Ambasada gjermane për draftimin e amendimeve që adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR janë duke punuar dhe shumë shpejt, ndoshta javës tjetër ne do të kemi një draft që do ta bëjmë dhe publik.Një projekt që adreson strikt të gjithë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne po ecim me të gjthë paketën që adreson rekomandimet e OSBE-ODIHR, në vazhdim të gjithë tryezave që kemi bërë me konsensus me opozitën në 6 mujorin që kaloi. 

Me thirrjen për opozitën që të bashkëpunojë, deputeti Çuçi mbajti gjallë shpresën se reformë zgjedhore nuk ka vdekur

Çuçi: Shpresoj që edhe opozita të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij procesi deri në fund. Por nuk e di, ai shtë vendimi i opozitës, të paktën ne si mazhorancë do të kryejmë detyrimet tona dhe përgjegjësinë tonë që kemi para shqiptarëve.

Pyetjes a vdiq reforma, Çuçi përgjigjet: Jo nuk vdiq.

Reforma zgjedhore do të jetë një tregues i situatës politike që e pret vendin në prag të zgjedhjeve lokale ku duket se palët janë ende larg konsensusit. Një tjetër tregues për bashkëpunimin politik do të jetë edhe riformatimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku 4 anëtarëve u skadon mandati dhe si maxhoranca dhe opozita duhet të propozojnë anëtarët e tyre



EMISIONET