Cristiano Ronaldo takohet me pasardhësin e tij tek Real Madrid

Cristiano Ronaldo takohet me pasardhësin e tij tek Real Madrid

Cristiano Ronaldo është takuar me djaloshin e ri, Vinicius Junior, 17 vjeçari i cili cilësohet si pasardhësi i portugezit në Real Madrid.

Braziliani udhëtoi në Madrid për të parë “El Clasicon” në “Santiago Bernabeu”. Ai gjithashtu u njoft më shumë me klubin ku pretendon të luajë për shumë vite në të ardhmen.

Vinicius Junior u takua me shokun e ardhshëm të skuadrës pas ndeshjes me Barcelonën dhe bëri foto me portugezin, që e postoi në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka shkruar: “Më i miri në botë”.

Real Madrid pagoi 45 milionë euro në maj për 17-vjeçarin, që do të mbetet te Flamengo në huazim edhe për një sezon.

EMISIONET