Cristiano Ronaldo futbollisti i parë miliarder, lë pas Mesin

Cristiano Ronaldo futbollisti i parë miliarder, lë pas Mesin

Cristiano Ronaldo bëhet miliarderi i parë i futbollit duke lënë pas Lionel Messin

Ylli i Juventusit,35, sapo është bërë sportisti I tretë që arrin momentin historik, duke u bashkuar në listë me Tiger Ëoods dhe Floyd Mayëeather Jr, sipas Forbes.

Ronaldo arriti të fitojë 85 milion dollarë vitin e fundit nga pagat dhe marrëveshjet e tij.

Të ardhurat e tij vjetore këtë vit u ndikuan nga koronavirusi e megjithatë ishte akoma e mjaftueshme që Ronaldo të arrinte në vlerën prej 1 miliardë dollarë e të dalë përpara rivalit miqësor Messi.

Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid, Ronaldo, ka mbledhur mbi 500 milion euro gjatë karrierës së tij vetëm nga pagat.

Ronaldo arrin të fitojë përafërsisht 1 milion për një postim në Instagram - më shumë se çdo person tjetër në planet.

Në fakt, sulmuesi bën 14 milion më shumë në vit nga mediat sociale sesa nga  paga e Juventusit.

EMISIONET