Cristiano Ronaldo, emri i destinuar për rekorde

Cristiano Ronaldo, emri i destinuar për rekorde

Cristiano Ronaldo është i destinuar për të vendosur rekorde. Pasi u fut në listën e golashënuesve të Juventusit, Ronaldo ka qënë një yll dhe në internet.

Emri i yllit të Juventusit ishte fjala e tretë më e kërkuar në gjigandin e kërkimit "Google" për vitin 2018. Sipas tendencave të vitit 2018, fjala 'Ronaldo' ishte fjala e tretë më e kërkuar në "Google", e dyta në botën e sportit dhe e para për një atlet.

Besohet se lëvizja e tij drejt Juventusit e ka ndihmuar atë të jetë një burim suksesi në botën e marketingut. Megjithatë, besohet se skandali i përdhunimit mund të jetë një tjetër shtysë që Ronaldo ka arritur majat gjatë këtij sezoni, të paktën në këtë klasifikim interesant.

EMISIONET