Observatori i “CIES” ka përllogaritur vlerat e transferimeve në futboll, duke llogaritur një seri algoritmesh dhe kartonët e futbollistëve të Premier Ligës, La Ligës, Bundesligës, Serisë A dhe Ligës së Parë Franceze ka zbritur nga 32.7 miliardë euro në 23.4 miliardë euro për shkak të krizës së Covid-19.

Një efekt i pashmangshëm prej humbjeve financiare të klubeve për shkak të pezullimit të sezonit, çka sjell probleme të rënda me kontratat e të drejtës televizive dhe të sponsorizimit.

“CIES” shpjegon se faktorët e rënies së çmimeve janë mosha e futbollistëve, kohëzgjatja e kontratës, trajektorja e karrierës dhe paraqitja e fundit. Emergjenca shëndetësore, nga pikëpamja e merkatos ndikon shumë tek futbollistët më në moshë dhe me kontrata afatshkurtra dhe që në këtë sezon kanë luajtur më pak se sezoni i shkuar.

Në nivel klubi, përqindja e rënies më të madhe të vlerës është ajo e Marsejës: -38%. Menjëherë pas ekipit franceze vjen Interi, me -36%: vlera e zikaltërve parashikohet të zbresë nga 773 milionë euro që ishte në fillim të këtij muaji, në 497 milionë euro në fund të qershorit.  

/Ora News.tv/