COVID-19, shtyhen edhe me dy javë seancat gjyqësorë

COVID-19, shtyhen edhe me dy javë seancat gjyqësorë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të shtyjë edhe me dy javë të tjera seancat gjyqësore. Ky vendim vjen në kuadër të masave të kundër përhapjes së koronavirusit.

“Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari, si p.sh. seancat gjyqësore që kanë lidhje me masat e sigurimit, afatet e paraburgimit, etj”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Po ashtu KLGJ thotë se në çdo rast, ndalohet prania e publikut në mjediset e gjykatave.

“Gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike (email), ose online, nëpërmjet faqeve zyrtare të internetit të gjykatave”, thuhet në njoftim.

Kohëzgjatja e këtyre masave do të vazhdojë deri në datën 7 prill.

EMISIONET