Covid-19, rreziku i shqiptarëve në Britani, Kuçana: Qindra pa dokumente janë lënë pa asnjë mbështetje

Covid-19,  rreziku i shqiptarëve në Britani, Kuçana: Qindra pa

Nuk janë vetëm emigrantët në kufi që kërkojnë mbështetjen e qeverisë shqiptare. Anglia është një nga shtetet që ka rritje të madhe të të prekurve me Covid-19, dhe ku një numër i madh i shqiptarëve jetojnë pa dokumente.

Petrit Kuçana në intervistën e dhënë në Ora News shprehet se ata tashmë nuk kanë asnjë mbështetje.

“Këta njerëz, kategoria e parë që janë në të zezë, duke qenë se nuk figurojnë askund, nuk janë persona juridikë, nuk mund të përfitojnë nga asnjë skemë e shtetit britanik. Ata janë në kushtet e mbijetesës. Janë disa organizata humanitare këtu, si “Shpresa program” që kanë dalë në mbështetje të këtyre familjeve, janë rreth 100.”

Shqetësuese është dhe situata e shqiptarëve të cilëve u ka mbaruar periudha e dënimit në burgje.

“Janë shumë qytetarët shqiptarë që kanë mbaruar dënimin e tyre në Britani dhe si pasojë se nuk ka fluturime drejt Shqipërisë ata kanë ngelur në qeli.” 

Kuçana shprehu çudinë se ende nuk ka një reagim nga Ministria e Diasporës.

Madje ai bëri thirrje për një reagim të menjëhershëm të autoriteteve.



EMISIONET