COVID-19, regjistrohen 438,213 raste në të gjithë botën, 19,649 të vdekur

COVID-19, regjistrohen 438,213 raste në të gjithë botën,

Numri i viktimave dhe të të infektuarve nga Covid-19 vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën.

Sipas wordometers.info numri i viktimave ka shkuar në 19,649 dhe ai i të infektuarve në 438,213.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 111,891.

Italia është bërë vendi më i prekur nga koronavirusi. Në vend tashmë janë shënuar 6,820 viktima dhe 69,176 të infektuar.

Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm.

Edhe në Spanjë situata paraqitet e rëndë., duke tejkaluar Kinën për numrin e vdekjeve. Numri total i viktimave ka shkuar në 3,434 dhe i të infektuarve në 47,610.

Kina ka pasur ulje te rasteve me Covid-19. Deri më tani janë regjistruar 3,281 viktima dhe 81,218 t1% infektuar.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.

Ndërkohë Covid-19 ka prekur edhe Shqipërinë ka janë regjistruar 5 viktima dhe 146 të infektuar. 

EMISIONET