S'jemi në sezon provimesh! Meta nuk jep notë për qeverinë

Presidenti Ilir Meta nuk preferon të japë një notë vlerësimi për punën e qeverisë në përballimin e pandemisë së Covid-19 por nuk nguron të shprehë vlerësimin maksimal ndaj qytetarëve për respektimin e masave kufizuese.

Në një intervistë për Rtv Ora, Meta thotë se përgjithësisht situata është menaxhuar mirë nga të gjithë aktorët politikë por ka ende vend për të realizuar një menaxhim më transparent dhe konsensual por edhe më efikas të kësaj situate pasi sipas tij zgjatja e saj në kohë krijon probleme të reja.

Meta: Nuk jemi në sezon provimesh ende, për më tepër që viti shkollor po përjeton një lloj pezullie, por padyshim që do të jepja notën masimale për të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët të ndërgjegjësuar nga kufizimet e bëra nga autoritetet shtetërore, qeveritare nga apelet e të gjithë forcave politike pa dallim kanë qenë mjaft të kujdesshëm dhe të përmbajtur gjatë këtyre javëve. Sa i përket aktorëve të tjerë përfshirë qeverinë në radhë të parë por edhe opozitën besoj se janë përpjekur të përmbushin sa më mirë në këtë eksperiencë të re të panjohur më parë detyrat e tyre. 

Por ka ende shumë vend për të realizuar një menaxhim edhe më transparent edhe më konsensual por edhe më efikas të kësaj situate pasi zgjatja e saj në kohë krijon probleme të reja. Ne duhet të synojmë në parandalimin e këtyre problemeve të reja që kanë të bëjnë me agravimin e situatës nga pikëmja ekonomike dhe sociale dhe duhet të punojmë për përsosjen e menaxhimit të situatës së pandemisë por edhe për të ecur drejt një hapje të sigurt dhe pa kthim të ekonomisë dhe jetës shoqërore."


EMISIONET