Covid-19 në Maqedoninë e Veriut: 2 viktima dhe 46 raste të reja brenda 24 orëve

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut: 2 viktima dhe 46 raste të reja

Ka shkuar në 13 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

2 pacientë kanë humbur jetën brenda një dite. 

Bëhet fjalë për një 68 vjeçar  nga rrethina e Tetovës, që vuante edhe nga hipertensioni arterial. Viktima e dytë është 70 vjeçar nga Kumanova që vuante nga hipertensioni dhe sëmundje të zemrës, por nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se rezultatet e testimit të tij për COVID-19 janë në pritje.

Gjithashtu janë shënuar dhe 46 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 430 numrin total të të infektuarve.

Numri i të prekurve nëpër qytete:

1.Shkup  – 208
2.Kumanovë -85
3.Dibër – 49
4.Prilep – 22
5.Shtip -15
6.Tetovë – 15
7.Strugë – 9
8.Veles – 8
9.Manastir – 4
10.Gjevgjeli – 4
11.Ohër – 3
12.Kavadarc – 2
13.Gostivar – 2
14.Kriva Pallankë- 2
15.Strumicë – 1
16. Koçan – 1

EMISIONET