Covid-19 në Maqedoni: 125 të infektuar, dy të vdekur dhe 19 të shtruar në spital në 24 orët e fundit

Covid-19 në Maqedoni: 125 të infektuar, dy të vdekur dhe 19

Maqedonia e Veriut po përballet me një valë të dytë të ashpër të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 125 raste të reja pozitive me Covid 19 në 1.085 testime të kryera.

Ndërkohë 2 pacientë të moshës 73 dhe 67 vjeç të shtruar në spital prej 18 majit ndërruan jetë ndërsa 8 pacientë të tjerë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 2915, numri i pacientëve të shëruar 1640 dhe numri i vdekjeve është 151.

Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1124.

Në 24 orët e fundit 7 të rinj dhe gjithsej 58 pacientë të shtruar në spital janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. 27 pacientë janë vendosur në oksigjen.

EMISIONET