Covid-19 në botë: 529 mijë viktima dhe 11 milion të infektuar

Covid-19 në botë: 529 mijë viktima dhe 11 milion të

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në11 milion, përkatësisht 11,197,174 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 529,197.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 132,101 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 63,254, Britania e Madhe me 44,131, Italia me 34,833, Franca me 29,893 dhe Spanja me 28,385.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 72 viktima dhe janë infektuar 2,752 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 6,342,850 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 4,3 milion raste aktive që presin të shërohen.

EMISIONET