Covid-19 në botë: 432 mijë viktima dhe 7,8 milion të infektuar

Covid-19 në botë: 432 mijë viktima dhe 7,8 milion të

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 7,872,620 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 432,475.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 117,527 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 42,791, Britania e Madhe me 41,662, Italia me 34,301, Franca me 29,398 dhe Spanja me 27,136.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 36 viktima dhe janë infektuar 1,464 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 4,042,463 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,3 milion raste aktive që presin të shërohen.

EMISIONET