Covid-19 në botë: 408 mijë viktima dhe rreth 7.2 milion të infektuar

Covid-19 në botë: 408 mijë viktima dhe rreth 7.2 milion të

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në rreth 7,2 milion, përkatësisht 7,199,554 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 408,737.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 113,055 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 40,597, Brazili me 37,312 viktima Italia me 33,964, Franca me 29,209 dhe Spanja me 27,135.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 34 viktima dhe janë infektuar 1,263 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 3,536,686 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,2 milion raste aktive që presin të shërohen.

EMISIONET