Covid-19 në botë: 371 mijë viktima dhe mbi 6,1 milion të infektuar

Covid-19 në botë: 371 mijë viktima dhe mbi 6,1 milion të

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 6,1 milion, përkatësisht 6,160,299 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 371,006.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 105,557 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 38,876, Italia me 33,340 viktima, Franca me 28,771 dhe Spanja me 27,125.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 33 viktima dhe janë infektuar 1,122 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 2,738,286 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,9 milion raste aktive që presin të shërohen.

EMISIONET