Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, si dhe me kryetarin e Grupit të Kuvendarëve në Komunën e Medvegjës, Muharrem Salihu.

Gjatë bisedës me ta, Kreu i Shtetit thotë se u interesua për gjendjen shëndetësore të qytetarëve në Luginë, si dhe shprehu solidaritetin e plotë me ta në këto momente të vështira.

Lajm i mirë, vijon Meta, është që deri tani situata në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë paraqitet e qëndrueshme sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19.

/Ora News.tv/