COVID-19 me shifra rekord, foshnja 2 muajsh dhe nëna rezultojnë pozitivë

COVID-19 me shifra rekord, foshnja 2 muajsh dhe nëna rezultojnë

Sa i përket fëmijës së parë të shtruar në spitalin pediatrik, mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij është stabël, dhe bashkë me të është edhe nëna e foshnjes e cila ka rezultuar pozitive. 

E premtja regjistroi shifrat më të larta të të prekurve me coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.

90 qytetarë rezultuan pozitiv me koronavirus, ndërsa fatkeqësisht edhe këtë të premte kanë humbur jetën 3 pacientë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv janë të shtruar 80 pacientë, nga të cilët 8 janë në terapi intensive dhe 1 është i intubuar.

Për hërë të parë në Shqipëri, një fëmijë 2 muajsh ka rezultuar pozitiv dhe eshtë shtruar në shërbimin infektiv në pediatrinë e QSUT-së.

 Doktoresh Gjeorgjina Kuli  shpjegoi se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore, po ashtu edhe e ëma e tij të cilët ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve.

Kuli: Me shenja të sëmundjes dhe bronkepneumoni. Në ndjekjen që kemi bërë dhe tamponin që i kemi marrë nënës kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht në vendin tonë janë infektuar rreth 110 fëmijë me coronavirus, ndërsa janë aktiv vetëm 25% e tyre.

 Vatrat më të rrezikshme janë kryesisht ata në ambientet e punës por edhe vatra familjare.

EMISIONET