COVID-19, Markovic dhe Meta telefonojnë Kryetarin e komunë së Tuzit

COVID-19, Markovic dhe Meta telefonojnë Kryetarin e komunë së

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kanë telefonuar sot Kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj pas konfirmimit të 15 rasteve me koronavirus në Tuz dhe mbylljes së krejt qytetit në karantinë.

“Kryeministri Dushko Markovic, sot më kontaktoi për të ofruar mbështetje dhe përcjell mesazhin se Qeveria e Malit të Zi dhe ai janë personalisht me Komunën e Tuzit dhe të gjithë qytetarët e saj në këto rrethana të vështira.

Qeveria e Malit të Zi do të vendosë të gjitha kapacitetet e saj për të mbrojtur popullsinë e komunës sonë.

Faleminderit Kryeministrit për kujdesin e tij në emër të qytetarëve të komunës së Tuzit!

Në emrin e banorëve të Malësisë, falenderoj presidentin shqiptar, z. Ilir Meta i cili, pak më parë, më mori në telefon për të na shprehur solidaritetin dhe përkrahjen, në keto çaste të vështira që po i kalojmë. Zoti Meta uron që Malësia të dalë nga kjo situatë me sa më pak pasoja, me shpresë se do të arrijmë që së bashku të tejkalojmë këtë të keqe që e kaploi krejt njerëzimin”./Malësia.ME/

EMISIONET