Mjeku shqiptar në Spanjë: Vdekshmëria e COVID-19 është 10 herë më tepër se e një virusi normal

Mjeku shqiptar në Spanjë: Vdekshmëria e COVID-19 është

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda  i specializuar në neurokirugji dhe radiokirurgji ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Ditë e Re”  në Tv Ora.

Ai ka folur për situatën në Spanjë, ku shprehet se është i shqetësuar për rritjen e numrit të infektuarëve ditët e fundit.

I pyetur nëse është e spekulim apo teori konspirative fakti që COVID-19 nuk është aq i rëndë sa thuhet, ai shprehet se se nuk ka guxim të bëjë deklarata të tilla.

“Unë nuk do kisha guxim të bëja një deklaratë të tillë. Kam jetuar dhe jetoj në Spanjë. Gjëndja në Spitalin tim është tragjike, kemi 700 të sëmurë me COVID-19 dhe është katastrofike, dhe nga të dhënat që kemi, vdekshmëria e këtij virusi është 10 herë më tepër se një virus normal dhe forma e virulencës së tij është 10 herë më tepër dhe më duken të guximshme këto deklarata”.

EMISIONET