COVID-19, Denaj: Masat në buxhetin e shtetit janë parashikuar për 3 muaj

COVID-19, Denaj: Masat në buxhetin e shtetit janë parashikuar për

Ministrja e Financave, Anila Denaj bëri të ditur se masat financiare të qeverisë për përballimin e situatës së koronavirusit janë parashikuar për tre muaj.

Në një lidhje për emisionin “Ekopolitikë”, Denaj tha se ato fillojnë në 1 prill dhe do të zgjasin deri në qershor, në varësi të situatës.

Anila Denaj: Ndërkohë akti normativ ka adresuar që fondi që i përket kësaj ketegorie dhe dy të tjerave është për tre muaj, për prill, maj dhe qershor. Masat në buxhetin e shtetit janë marrë deri në qershor dhe në aktin normativ ka vetëm një datë fillimi që është 1 prilli dhe ka një buxhet të parashikuar që të ketë gjithmonë mundësi dhe kohë që nëse situata përshkallëzohet të ketë mundësi  në këtë tre mujor të adresohen. 

Ne do të donim që kjo mos ishte materializuar si skenar, por kemi tre muaj kohë nëse do të duhet të rishikohet, qoftë në kontekstin e kthimit, që unë besoj se sido që të jetë do ketë efekte edhe gjatë prillit, majit patjetër, por edhe nëse do të ketë nevojë për ta shtyrë brenda një buxhetimi të dytë, i cili është një buxhetim që ne parashikojmë të ndodhë edhe për aktin normativ, apo rishikimin e buxhetit në periudhën e gjashtë mujorit të dytë të 2020. Sepse ky akt normativ adreson këtë situatë, e parë në këndvështrimin mesatar dhe jo në adresimin e një skenari pesimist.


EMISIONET