Conte "thumbon" Mourinho-n: Jam një vrasës serial !!

Conte "thumbon" Mourinho-n: Jam një vrasës serial !!

Chelsea e mbylli sezonit me vetëm një trofe të fituar, atë të FA Cup pas finales së madhe përballë Manchester United. Një trofe që ka rritur moralin e trajnerit të "Bluve" Antonio Conte që në konferencën për shtyp pas ndeshjes deklaroi se do të qëndroj deri në fund të kontratës.

"Nuk ishte e lehtë, pasi Manchester United në këtë moment janë skuadër më e fortë në letër. Ne fituam sot sepse kemi pasur përulësinë dhe normën e punës. Pozicioni im nuk ndryshon. Unë nuk dua të dëgjoj ndonjë propozim tjetër, pasi vendimi im ishte shumë i qartë, për të respektuar kontratën time në Chelsea dhe për të vazhduar punën time.

"Mbetem në atë pozitë. Në dy vjet kemi fituar Premier Ligën dhe FA Cup, mendoj se kam provuar edhe në Angli se unë jam një fitues, një fitues serial pavarësisht vështirësive. Nuk është e lehtë për të fituar në Angli, pasi nuk ka trofe të rezervuara përpara se ata të fillojnë."-u shpreh Conte.

Conte pastaj falënderoi me forcë tifozët dhe lojtarët, por nuk përmendi klubin, duke shtuar dyshimet se ditët e tij në kryqytetin anglez janë të numëruara.

EMISIONET