Conte te Interi, trajneri: Nuk kam koment!

Conte te Interi, trajneri: Nuk kam koment!

Antonio Conte pritet të jetë pasuesi i Luciano Spallettit te Interi, nëse ky i fundit nuk arrinë të sjellë në Milano të paktën një trofe.

Konfirmimi, të paktën tërthorazi, mund të ketë ardhur nga vetë tekniku italian, i cili është kapur mat duke dalur nga zyrat e klubit zikaltër. Gjithsesi, i pyetur rreth një marrëveshje të mundshme mes palëve, Conte ka lënë të hapur gjithçka, duke deklaruar: "Nuk kam koment!"

Një deklaratë që lë gjithçka të hapur sa i përket të ardhmes së tij te Inter, me ish-trajnerin e Juventusit dhe Chelsea që pritet të bashkohet sërish me administratorin, Beppe Marotta.

EMISIONET