Conte “rimodelon” Interin, kërkon yllin e United

Antonio Conte do të jetë sipas të gjitha gjasave trajneri i ri i Interit sezonin e ardhshëm.

Edhe pse jo zyrtarisht, mediat kanë filluar që tani të aludojnë emrat që do tu bashkohen zikaltërve në merkaton e verës.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport” Conte u ka kërkuar drejtuesve të blejnë sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku.

Bomberi i Belgjikës shihet si pausesi i Mauro Icardit. Argjentinasi ka prishur marrëdhëniet me klubin dhe tifozët për shkak të sjelljes së tij dhe largimi duket i sigurt.

Merkato po afron dhe tek Interi nuk duan të jenë të papërgatitur.

Mos harrojmë se italianët kanë siguruar mbrojtësin Diego Godin me parametër zero nga Atletico Madrid. Uruguajani ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me një pagë prej 6.75 milionë euro në sezon.

EMISIONET