Conte përpilon listën, Moratta nis kontaktet me 3 futbollistë

Conte përpilon listën, Moratta nis kontaktet me 3 futbollistë

Antonio Conte telefonon, Marotta përgjigjet.

Inter është i gatshëm të kënaqë trajnerin e tyre, duke qënë i gatshëm për të bërë biznes gjatë janarit. Gjatë kësaj dritareje merkatoje, zikaltërit synojnë të paktën tre përforcime, një për çdo repart.

Arturo Vidal është emri më i pëlqyer nga Conte. Tekniku italian shikon te kiliani lojtarin ideal për të lidhur mesin e fushës me sulmin.

Lojtari i Barcelonës ka dalë jashtë planeve katalanas, me zikaltërit që synojë të përfitojnë nga ky fakt. Alternativa për janarin janë edhe emra si De Paul dhe Duncan. Nuk dihet ende formula që do i transferojë lojtarët në "Giuseppe Meazza", por besohet të jetë ajo e huazimit me të drejt blerjeje.

EMISIONET