Conte jep deklaratën: Do shkoj tek…

Conte jep deklaratën: Do shkoj tek…

Antonio Conte ka konfirmuar se do t’i kthehet stolit të një ekipi sezonin e ardhshëm. Ish trajneri i Chelseat, aktualisht pa skuadër është lakmuar nga shumë klube të Seria A.

Inter, Roma dhe Milan kanë qenë ekipet kryesore që lidhen me të ardhmen e italianit.

Në një prononcim për një radio lokale, 49 vjeçari tha se kishte refuzuar një ofertë nga Real i Madridit në tetor. Ai foli gjithashtu për planet në të ardhmen.

“Nuk e di ende se ku do të shkoj, por një gjë është e sigurt. Do të shkoj në një ekip me një projekt bindës dhe afatgjatë”.

Nga skuadrat e sipër përmenduara, Interi duket në avantazh. Sipas mediave italiane zikaltërit janë të gatshëm t’i ofrojnë një pagë “faraonike” prej 10 milionë eurosh në sezon Antonio Contes.

EMISIONET