I ftuar në “360gradë” nga RTV Ora, anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku u shpreh se Rama është i trembur nga rrëzimi i projektit të Boltonit, pasi ka qenë për ndryshim kufijsh.

Çollaku: Rama-Thaçi ishin pjesë e projektit Bolton. Thaçi pak para se të jepet lajmi për akuzën, edhe me deklaratat e Grenell, tha se do të kërkojë bashkimin e Preshevës me Kosovën, pra hapjen e lojës së kufijve. Pra, besoj se edhe këtë patetizmin e Ramës sot e lidh me rrëzimin e këtij projekti të Boltonit.


/Ora News.tv/