Çollaku: Po më bëhet presion, shihni në Rinas kush shkon në Itali për Habilajt

Çollaku: Po më bëhet presion, shihni në Rinas kush shkon

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, konfirmon atë që paralajmëroi gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi, sipas të cilit avokati dhe familja e financierit të Habilajve kanë shprehur shqetësime ndaj lajmeve që ka përhapur ai.

Pjesë nga debati:

Çollaku: Ky presion më ka ardhur edhe mua mesnatën e mbrëmshme.

Zheji: Do të thotë kërcënim?

Çollaku: Le të mos shkojmë tek kërcënimi, por në atë vorbull. Nga dita e djeshme deri më sot shihni njerëzit që udhëtojnë në Rinas dhe çfarë lidhje kanë me këtë grup. Le ta bëjë policia një verifikim. Unë kam folur me dokumente dhe me dokumente do të flas prapë. Unë nuk fshij asnjë fjalë nga gjërat që kam thënë. Sigurisht që kjo është një betejë mafioze dhe unë e mirëpres dhe e di se deri ku shkon, kush janë personazhet, kush janë njerëzit që kanë bërë presion. Këta mafiozë që kanë miliona euro nëpër duar. Mund të kërcënojnë me dhjetëra gazetarë në Shqipëri. Këto kanë filluar prej 4 vitesh.


EMISIONET