Çollaku: Nezar Seitaj u ekstradua me shpejtësi pa u marrë në pyetje nga Prokuroria

Çollaku: Nezar Seitaj u ekstradua me shpejtësi pa u marrë

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se ekstradimi në Itali i Nezar Seitajt u bë pa u marrë në pyetje nga prokuroria.

Çollaku: Çfarë është duke ndodhur? Nezar Seiti ose arkiva e kësaj dosje. Njeriu që di se kush ka marrë para, ku janë çuar, sa janë çuar, me drejtues policie, me politikanë, me ministra. Ata që kanë dalë dhe ata që do të dalin. Ai e di se sa para ka dhënë. Unë jam marrë me këtë çështje në tre shtete.

Zheji: Ata që e kanë lejuar ekstradimin e kanë lejuar për të zezë të vetë.

Çollaku: Është larguar me shpejtësi sepse ai ishte bërë gati të fliste. Kanë shkuar prokurorët për ta marrë në pyetje. Atë ditë, i akuzuari nuk ka pranuar të flasë sepse ka munguar avokati. Ky zotëria i trafikut ka ikur në Itali pa dhënë asnjë dëshmi. Në Shqipëri nuk ka ardhur më shumë se 5% e dosjes.





EMISIONET