Çollaku: "Kodi" i veçantë i Ramës ndaj prokurorisë për të "fortët"

Çollaku: "Kodi" i veçantë i Ramës ndaj

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se kryeministri Rama cenon sekretin hetimor kur deklaron se paraprakisht se kush arrestohet.

Çollaku: Del ministri i Brendshëm 4 herë dhe thotë do arrestojmë këtë, do arrestojmë këtë. Si përfaqësuesi i shërbimit sinoptik. Nesër del kryeministri dhe thotë do kapim Balinin, apo atë tjetrin. Je duke cenuar sekretin hetimor dhe je duke i thënë prokurorisë këtë nuk do ta kapësh. Ishte ky kryeministër që tha unë kam parë kamerat e Fushë Krujës. Prokuroria ia ka dhënë kryeministrit? Është sekret hetimor. Në atë moment që Prokuroria ka vënë sekuestro, nuk mund t'i shohë.


EMISIONET