Çoçlli: Do promovojmë të rinjtë

Çoçlli: Do promovojmë të rinjtë

Trajneri i Luftëtarit, Nikolin Çoçlli e pranon se në Durrës do të jetë shumë e vështirë për skuadrën e tij, por premtoi se do të japi maksimumin.

Luftëtari nuk e ka humbur besimin dhe dëshirën për të shfaqur më të mirën në fushë, pavarësisht pozicionit në klasifikim dhe kundërshtarit që ka përballë.

Ndeshja e radhës është në Durrës kundër Teutës, një rival dinjitoz, që ka vlerësimin maksimal të trajnerit Nikolin Çoçlli. Në konferencën për shtyp ai u shpreh se qëllimi i bluzinjve është promovimi i futbollistëve të rinj, por edhe mbijetesa, ndonëse në letër duket një mision tepër i vështirë të realizohet.

Teuta-Luftëtari luhet ditën e shtunën në orën 17:00 në stadiumin Niko Dovana.

EMISIONET