Çmimin i Madh i Meksikës/ Red Bull plotëson rrjeshtin e parë, vendi i tretë për Hamilton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2018, 22:24
Daniel Ricciardo do të nisur nga vendi i parë Çmimin e Madh të Meksikës.
Piloti i Red Bull, regjistroi kohën më të mirë në "Autódromo Hermanos Rodríguez" duke e ndalur kronometrin në kohën 1:14:759.
Pas tij u rëndit shoku i tij i skuadrës, Max Verstappen ndërsa vetëm vendi i tretë për kampionin në fuqi dhe kandidatin kryesorë për titull këtë sezon, Lewis Hamilton. Vetëm vendi i katërt për pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel.
Gara e Meksikës do të zhvillohet nesër.