Çmenduri merkatoje, dy futbollistë për yllin e Interit

Çmenduri merkatoje, dy futbollistë për yllin e Interit

Paguaj 1 merr 2! Kjo është oferta e shumë kompanive që duan të futen në treg sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë që këtë formulë po tenton ta përdorë edhe klubi brazilian i futbollit, Santos.

Bardhezinjtë po bëjnë të pamundurën për të bindur Interin që të shesë te ta Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol dhe në këmbim të tij propozon kartonin e dy futbollistëve të saj. Bëhet fjalë për Bruno Henrique dhe Eduardo Sasha, kartonat e të cilëve do të përdoren nga klubi brazilian si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit.

Henrique, 27-vjeçar  nuk është një emër i panjohur në futbollin europian, pasi anësori i djathtë luajti për një sezon te Ëolfsburg në Bundesligën gjermane.Kandidati tjetër, Eduardo Sasha,  26-vjeçar erdhi përmes Akademisë Internacional dhe deri më tani këtë sezon ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë katër asistime në 25 ndeshje.

Për të blerë kartonin e Gabigol nga Santos, Inter pagoi rreth 30 milion euro, shifër që nuk u përligj aspak nga sulmuesi, i cili duket se në Brazili ka gjetur veten. Periudha me huazimit te Santos përfundon në dhjetor dhe deri atëherë zikaltërit kanë në dorë fatin e Gabigol.

EMISIONET