Real Madrid janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e disa lojtarëve për të arritur një marrëveshje shkëmbimi plus të holla për yllin e Chelsea, Eden Hazard. Futbollisti belg është një objektiv prej kohës i gjigantëve spanjollë dhe kjo gjë nuk është më një sekret.

Sipas mediave spanjolle klubi mbretëror janë të gatshëm të paraqesin një marrëveshje shkëmbimi për Hazard.

Florentino Perez dëshiron të zvogëlojë çmimin e kërkuar nga Chelsea për yllin e tyre dhe presidenti i Realit është i gatshëm të ofrojë edhe ndonjë lojtarë. Tre yje të Realit thuhet se janë në mendjen e presidentit Perez për t’ia ofruar Bluve të Londrës si pjesë të marrëveshjes për transferimin e belgut.

Mesfushori spanjoll Isco, sulmuesi nga Uellsi, Gareth Bale dhe francezi Karim Benzema janë lojtarët që mund t’i shtohen shumës së parave të gatshme për ta transferuar Hazard në Santiago Bernabeu.

/Ora News.tv/