Reali i Madridit po bën gjithçka për të transferuar në "Santiago Bernabeu" Harry Kane.

Sipas "Don Balon" madrilenët janë të çmendur pas sulmuesit anglez të Tottenham dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të joshur "gjelat".

Spanjollja shkon përtej kësaj, duke zbardhur dhe ofertën që Fiorentino Perez ka në mendje.

Plot 200 milionë euro neto dhe kartonit e njërit nga Karim Benzema ose Mateo Kovaçiç.

Një shifër kjo që po të konkretizohej do të thyente dhe rekordin e vendosur nga PSG verën e kaluar, me francezët që derdhën 222 milionë euro në arkat e Barcelonës për brazilianin Neymar.

/Ora News.tv/