"Çmenden" burrat në Cërrik e Belsh, njëri kërcënon gruan e fëmijët me thikë , tjetri kapet me armë

"Çmenden" burrat në Cërrik e Belsh, njëri

Dy raste të dhunës në familje vijnë nga Cërriku dhe Belshi, ku dy burra janë vënë në prangat e policisë pas denoncimit të bërë ndaj tyre nga ana e familjarëve.

Gjatë kësaj të marte u bë arrestimi i S. S., 41 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij,  duke i kanosur me thikë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga ana e policisë, të dyshuarit iu gjet një thikë dhe një dorezë e modifikuar.

Një tjetër rast është shënuar po dje, ku një kryefamiljar ka rrahur të shoqen dhe është kapur me armë.

Bëhet fjalë për A. S., 35 vjeç, banues në Belsh. Policia thotë se i dyshuari, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë dhe 44 fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë.

EMISIONET