Çipa: Ministrat e rinj, anonimë dhe të bindur. Ministrja e re që do vihet në shënjestër të akuzave

Çipa: Ministrat e rinj, anonimë dhe të bindur. Ministrja e re

Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në studion e Ora News për të analizuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, tha se janë vendosur njerëz anonimë dhe me profil të ulët publik që sipas tij, tregon se janë njerëz të bindur. Çipa zbuloi edhe ministren e re që do të sulmohet më së shumti nga opozita.

Çipa: E vetmja risi e kabinetit të ri, është shtimi numerik i gjinisë femërore, një tendencë që nuk mund të përdoret për vlefshmërinë politike dhe aq më tepër shpresën për kapacitetet politike. Preferenca për të inkuadruar në kabinetin qeveritar, teknicienë dhe me profil të ulët publik, nuk është gjë tjetër vetëm se një rritje e shtatlartësisë vetjake të kryeministrit dhe lënien pa shtat politik të kabinetit. Anonimë përgjithësisht janë njerëz të bindur.   

Nga të gjithë ministrat e ndryshuar, mendoj se ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë mund të jetë e para që do të vendoset në epiqendër të opozitës dhe oponentëve, kjo për shkak të rolit që ka pasur tek Albcontrol, ku siç e dimë janë publikuar fakte, investigime dhe të dhëna financiare që janë atakuar si abuzime financiare. Kjo ka qenë po kaq e sulmuar nga ish-kryeministri Berisha për shkaqe të periudhës së linjës së madhe të trafikut të kanabisit. Opozita thuajse e ka gati qitjen për ministren. 

A mund të ketë probleme në dekretimin e ministrave të kabinetit? Mund të shfaqet ndonjë problem gjatë shqyrtimit. Koha që do të ketë në dispozicion Presidenti i Republikës mund të krijojë variantin e emërimit një e nga një. 

EMISIONET