Pas vendimit të ISHSH për gjobitjen e RTV Ora ka reaguar dhe kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.

Në një intervistë për RTV Ora, ai shprehet se çdo tentativë e tillë nga institucionet shtetërore reduktojnë demokracinë në vend.

Çipa: Ne jemi brengosur nga një veprim i tillë institucional i cili i adresohet një medie e cila karakterizohet frymë informacioni të përhershëm, dhe pse jo nga një natyrë kritike ashtu siç është gazetaria e vërtetë. Natyra opionionbërëse e RTV Ora është një mundësi për të gjithë ata që kanë artikulimin e vetë të pavarur për çështje që shqetësojnë shoqërinë dhe jetën institucionale të vendit. Por reagimet e institucioneve që kanë dhënë provën e përhershme të përdorimit politik dhe respektimit të urdhërdhënies, nuk është gjë tjetër veçse një moment kritik të lirisë së medias. Qeveria e kryeministrit Rama në raportet e fundit periodike të indeksimit të lirisë së medias në Shqipëri ka marrë kritika dhe vlerësime që fatkeqësisht kanë rezultuar në rënien e dy apo katër viteve më parë. Kjo ne na shqetëson sepse këto indekse të raportimit global të medias, nuk ka arsye që ta rendisi Shqipërinë në kahun rënës. 

Do të dëshironim të arrinte ngritjen e dimensionit dhe të cilësisë së lirisë së medias dhe të shprehjes. Penalitete të tilla si ato që komunikohen zyrtarisht nga një inspektoriat dhe aq më keq nga autoriteti që përbën entin rregullator të medias si AMA, nuk bëjnë gjë tjetër veçse japin provën e përdorimit e të kompleksit politik ndaj urdhërdhënësve politik. Kjo është e rrezikshme për shoqërinë dhe sidomos për median. Ne jemi të ndërgjegjshëm se si është ndërtuar komuniteti profesional të medias. Tani është momenti për të rezistuar ndaj tendencave politike dhe autoritarizmi i pushtetit politik për ta mbyllur median. Çdo tentativë e tillë redukton demokracinë në vend. Shkatërron besueshmërinë. 

/Ora News.tv/